Disa nxënës, në bashkëpunim me përfaqësues të GIZ-it gjerman, të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë”, i kanë dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj një peticion.

Këtë peticion, që për kërkesë ka arsimimin më cilësor, Haradinaj e quajti simbolik ndërsa tha se Qeveria do ta trajtojë me tërë kapacitetet e veta.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Mëngjesin e sotëm, pata nderin të pres një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare.

Kosova duhet të fitojë betejën për dije.

RH

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/nxenesit-shkojne-ne-zyren-e-haradinajt-kerkojne-arsim-me-cilesor-559120/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright