23-vjeçari nga Podujeva, Herolind Çitaku, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën e Shkupit.
I riu, i cili po drejtonte makinën “Volkswagen Golf”, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, derisa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët nga Emergjenca e Shkupit.
Pas vdekjet së 23-vjeçarit ka reaguar motra e tij, e cila përmes postimeve në rrjete sociale ka shprehur dhimbjen e saj.
“Ah bre vlla ma kpute shpirtin”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ajo gjithashtu ka reaguar përmes një postimi në “story”.
“O vlla pse më le, nuk muj me jetu pa ty ma, ti je kanë gjithçka për mu bre vlla, të qoftë dheu i lehtë”, thuhet në postimin e saj.
Familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ende nuk dihet se kur do të varroset, sepse trupi i tij është dërguar për obduksion.