Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës kanë shpërndarë sot në zarfe kërkesën e tyre drejtuar deputetëve, për të shtyrë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për miniera dhe minerale, për shkak të mospërfshirjes së rekomandimeve të bëra nga kjo odë lidhur me këtë projektligj.
Koordinatoja në OAK Donika Gashi, ka theksuar se nëse ky projektligj kalon, si i tillë nuk do të jetë në dobi të bizneseve dhe ka bërë të ditur se deri më tani vetëm shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së OAK-së duke lënë hapësirë për një takim të mundshëm në ditët në vijim.
Më tutje, duke theksuar rëndësinë që ka ky Projektligj, Gashi tha se bizneset e këtij sektori kanë paralajmëruar protesta me qëllim të shtyrjes së votimit të këtij projektligji përderisa rekomandimet e tyre nuk janë marrë parasysh, transmeton Klan Kosova.