Ish-presidenti amerikan Barack Obama ofroi mbështetjen zyrtare për Joe Biden, në kandidimin e tij për president të SHBA-ve.
Ai nxiti demokratët e të gjithë spektrit ideologjik të partisë që të mblidhen pas Biden-it dhe të formojnë një front të unifikuar për ta mposhtur Presidentin Donald Trump në mënyrë që ta fitojnë përsëri Shtepinë e Bardhë.
Obama, në një video të gjatë të regjistruar të hënën dhe të postuar të martën, lavdëron karakterin dhe rezistencën e Biden, duke e cilësuar atë si llojin e duhur të kandidatit për të udhëhequr vendin përmes një krize si pandemia e vazhdueshme e koronavirusit.
“Nëse ekziston një gjë që ne kemi mësuar si shtet nga momentet e krizës së madhe, është se shpirti i kërkimit të njëri-tjetrit nuk mund të kufizohet në shtëpitë tona, vendet e punës, lagjet tona, ose shtëpitë tona të adhurimit”.
“Lloji i lidershipit që udhëhiqet nga dija dhe përvoja, ndershmëria dhe përulësia, empatia dhe hiri – ai lloj udhëheqjeje nuk i përket vetëm zyrave tona të kapitoleve dhe kryetarëve të bashkisë. Ai i përket Shtëpisë së Bardhë. Kjo është arsyeja pse unë jam aq krenar ta përkrahë Joe Biden për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Përkrahja e Obamas për Biden vjen një ditë pas asaj të Senatorit të Vermont,Bernia Sanders, i cili u tërhoq nga gara presidenciale javën e kaluar.