Reshjet e shiut me intensitet të lartë që vazhduan edhe gjatë ditës së sotme ka bërë që objektin milionësh të gjimnazit në Podujevë të ‘vërshohet’, njofton Llapi.info

Disa foto të siguruara nga Llapi.info shihet se përgjatë korridoreve të kësaj shkolle është krijuar sasi e madhe e ujit.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që raportohet pasi që edhe vitin e kaluar në këtë objekt pasi nga reshjet e shiut edhe muralet e kësaj shkolle ishin të lagura, derisa janë përdorur kovat për të pritur ujin./Llapi.info