Jo rrallëherë objekti milionësh i Shkollës së Mesme të Gjimnazit në Podujevë, ka qenë i “vërshuar” nga uji, shkruan Llapi.info.

Sa herë që ka reshje të theksuara, brenda këtij objekti fillon të rrjedhë edhe uji. Madje, disa herë edhe janë vendosur kovat për ta pritur atë.

Gjendje të tillë ka pasur edhe sot gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”. Sipas një video që lexuesit e kanë dërguar në Llapi.info, shihet se uji tashmë ka filluar të ketë edhe prezencë të madhe në këtë shkollë.

Sipas tyre, uji po rrjedh nga çatia e cila ka nisur të ketë probleme.

Kujtojmë, muralet e kësaj shkolle kanë qenë të lagura edhe më parë nga reshjet e shiut./Llapi.info