Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi paralajmërime në lidhje me transmetimin e ri të coronavirusit në hemisferën veriore, duke thënë se ky virus nuk i ngjanë gripit i cili ndjek “trendët” sezonale.
“Njerëzit ende mendojnë për stinët. Duhet ta kemi parasysh që ky është një virus i ri dhe ai po operon ndryshe”, tha Margaret Harris nga OBSH, duke nxitur vigjilencën tek popujt në zbatimin e masave për të ngadalësuar transmetimin, i cili po përhapet përmes tubimeve.
Ajo e dha edhe një sqarim për sa i përket hipotezave të ndryshme për valët e pandemisë.
Ebola ‘not top of people’s agenda’ in DRC communities, says UN …
“Virusi po operon me një vale të madhe. Rastet do të pësojnë lëkundje, poshtë e lartë. Ne duhet të punojmë në mënyrë që të rrafshojmë sëmundjen”, u shpreh zyrtarja.
Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 16.5 milionë, ndërsa raportohet se 654 mijë persona kanë ndërruar jetë./Telegrafi