Ambasadori britanez, Ruairi O’Connell u takua sot me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ku biseduan për mundësitë e bashkëpunimit me theks të veçantë në nxitjen e investimeve të bizneseve britanike në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
O’Connell u shpreh i lumtur që pas 10 viteve është sërish në Podujevë dhe po sheh zhvillime pozitive, mirëpo ai tha se korrupsioni është ai që i pengon invesitorët nga jashtë të investojnë në Kosovë.
“Në takim me kryetarin kemi diskutuar edhe për situatën ekonomike sidomos në Podujevë. Më vjen mirë që mas 10 viteve unë shoh do zhvillime në Podujevë. Kemi diskutar për problemet me të cilat ballafaqohen invesitorët edhe jemi pajtuar se është shumë e rëndësishme që të krijohen kushte për invesitorët. Për mua mendoj që është hapi më i rëndësishëm sidomos në nivelin qëndorë është për të forcuar sistemin e drejtësisë, krejt e dimë që niveli i korrupsionit është i turpshëm në Kosovë edhe kjo e vështirëson edhe pengon investimet nga jashtë” tha O’Connell.
Ndërsa, Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu u shpreh i kënaqur me vizitën e ambasadorit britanez O’Connell në Podujevë dhe tha se gjatë takimit ata biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të bashkëpunimit edhe më tutje mes Podujevës dhe Britanisë. Kurse për qështjen e investimeve Veliu tha se duhet t’u ofrohen kushte invesitorëve për investime.
“Puna e investimeve është qështje e atyre që e investojnë kapitalin ata , ata investojnë ku ata kanë interes, ku ata dojnë, po e jona është që ne ti njoftojmë për mundësitë që i ka Podujeva, t’ju ofrojmë kushte edhe pastaj të presim mundësitë” tha Veliu./Llapi.info