Galatasarayt i është dorëzuar sonte trofeu i kampionit në Superligën e Turqisë, të cilin e fitoi javën e kaluar.

Galatasaray luajti sonte si vendas, ndaj rivalit lokal Fenerbahce, teksa fitoi me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Express.

Milot Rashica u kursye nga trajneri për këtë ndeshje dhe nuk u aktivizua në lojë.

Pas ndeshjes, në ceremoninë e dorëzimit të trofeut reprezentuesi i Kosovës u pa me flamurin e shtetit tonë, si dhe me flamurin kombëtar shqiptar.

Ai hyri me një këngë patriotike të kënduar nga Shkurte Fejza.