Policia e Tiranës ka kryer kontrolle të shumta në zona të ndryshme kundër narkotikëve, dhe si rezultat ka vënë në pranga pesë persona dhe ka sekuestruar kanabis dhe heroinë.

Të arrestuar janë: Fation Kalemaj, 36 vjeç, pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 celularë.
Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç, pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe në banesën e O. Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadumi, 35 vjeç, banues në Tiranë pasi në rrugën “Bardhyl“, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip “BMW” dhe pasagjer E. M., iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.