Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për operacionin e koduar “Pika 2”, i cili po zhvillohet sot në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës.

Sipas njoftimit, operacioni është bërë pas dyshimeve për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.