Pas më shumë se pesë orë qëndrimi pas aksionit në veri, Njësia Speciale e Kosovës është larguar nga Zubin Potoku.

Aksioni i mëngjesit të sotëm kishte të bënte me arrestimin e zyrtarëve policorë dhe personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të lidhur me krimin dhe kontrabandën, shkruan lajmi.net.

Gjatë të njëjtit, Policia ka hasur në rezistencë të armatosur, si pasojë e së cilës katër policë kanë mbetur të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, mediat atje raportojnë se tashmë Njësia Speciale veç ështël arguer nga Zubin Potoku.