Partitë opozitare të komunës së Podujevës, kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë për shkak të ngecjeve të punimeve në zgjerimin e magjistrales Podujevë- Prishtinë, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i PDK-së, Arbër Blaku i cili ka thënë se kjo seancë do të mbahet duke filluar nga ora10:00.
Më poshtë ja edhe njoftimi i Blakut:
Te nderuar qytetar te Podujeves,
Me iniciative nga une Arber Blaku dhe Fatmir Rudari, dhe mbeshtetjen e te gjithe grupit te asambleisteve te PDK dhe te te gjitha partive politike te perfaqesuar ne KK Podujeve(per te cilet shprehi falenderim per gadishmërine per te punuar per te miren e Podujeves, pa dallime politike), kemi thirrur seance te jashtëzakomshme ne lidhje me “Zvarritjen ne zgjerimin e rruges Podujeve – Prishtine”
Seanca do te kete karakter informues dhe mundesi te ndikimit ne Ministrin e Infrastruktures ne pershpejtimin e punimeve te rruges
Seanca do te mbahet me daten 12.09.2018 ora 10:00