Kuvendi Komunal i Podujevës e ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2016-2018, ku parashihen projektet prioritare
Opozita ka pasur shumë vërejtje rreth hartimit të kësaj Kornize. Ata kanë thënë se me KAB-in 2016-2018 nuk parashihet zhvillim ekonomik dhe se ka mangësi pasi nuk specifikohen me emra projektet e rrugëve dhe lagjeve Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se shumica e projekteve nuk u dihet kostoja. Ndërsa, shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, ka thënë se mungojnë kabinetet nëpër shkolla, bibliotekat, fushat sportive, etj. Ai i ka dhënë edhe shtatë propozime që të përsfihen në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2016-2018., si, ndërtimi i shkollës në Kaçubeg, asfaltimi i rrugës Berisha në Konushefc, asfaltimi i rrugës Rrahmani në Dumnicë, rregullimi i oborrit të shkollës në Shajkofc, rregullimi i terrenit sportiv në shkollën e Sibofcit, tretuari në Lluzhan e Shajkofc dhe asfaltimi i rrugës në Lagjen e Dëshmorëve.
Vërjetje ka dhënë edhe këshilltari i AAK-së, Lutfi Rëexhepi, sipas tij, buxheti për Drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik është i mjerë dhe se Ekzekutivi nuk ka objektiva zhvillimore për komunë, por vetëm për vete.
Por, mendime tjera kanë pasur këshilltarët e pozitës. Ata kanë thënë se me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2016-2018 vërehet një angazhim i Komunës dhe kryetarit për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Podujevës.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se ka kohë deri në shattor që të përfshihen edhe projektet tjera që janë me rëndësi për qytetarët. Sipas tij, subvencionet në bujqësi kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të Komunës dhe rritjen e numrit të atyre që janë punësuar nga këto subvencione./llapi.info