Nga katër kandidatë të propozuar për anëtarë të komisionit të aksionarëve, vetëm dy prej tyre kanë dal në votim, çka ka bërë që opozita në Podujevë të lëshoj mbledhjen e kuvendit komunal.

Me 22 vota për, 12 kundër dhe 1 abstenim, Hasan Softolli, asamblesit nga rradhët e LDK-së, dhe Mrika Thaçi, këshilltare e pavarur në KK në Podujevë, janë zgjedhur anëtarë të komisionit të aksionarëve, pasi u propozuan nga Fidan Rekaliu, asamblesit i LDK-së.

Ndërsa, dy kandidatët e tjerë, Sabri Hamiti, i propozuar nga Rafet Llapashtica, PDK, dhe Adelinë Stublla, e propozuar nga Bahri Selimi, LVV, nuk kanë dalur fare në votim.

Kjo bëri që opozita, PDK dhe LVV, të lëshojnë seancën.

Rafet Llapashtica, nga PDK, tha se ne e kuptojmë shumë mirë demokracinë por ky vendim është i njëanshëm, jo i mirë dhe se është shkelur rregullorja e kuvendit, sepse materiali është dashur të vi shtatë ditë më parë si dhe seanca është thirrur para kohe.

Haki Rudari, nga LVV, tha partia në pushtet e ka shumicën, por tre anëtarë nga partia në pushtet nuk i bënë hajr as LDK-së.

“Me këtë është shkelur rregullorja e kuvendit. Neni 37 i rregullores për punen e kuvendit thot që propozimet për rendin e ditës të hidhen në votim dhe kjo nuk ndodhi, dhe se me ligjin për qeverisje lokale, materiali duhet të dërgohet shtatë ditë më parë”, ka thënë Rudari.

20150601_103759

Pasi opozita e lëshoi mbledhjen e kuvendit, kuvendi pati korumin me 23 anëtarë që të vazhdoj seanca.

Në mbledhjen e sotme të kuvendit pa praninë e opozitës me 22 vota për dhe 1 kundër u miratua edhe vendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2015

Isuf Latifi, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Podujevë, tha se në rishikimin e buxhetit nuk ka rritje të stafit, nuk ka rritje të buxhetit, nuk mund të ketë rritje në kategoritë ekonomike, dhe të gjitha analizat janë brenda për brenda programit.

Ndërsa, Faik Muçiqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Podujevë, tha se në rishikimin e buxhetit për këtë drejtori janë rishikuar katër projektë me shumën e përgjithshme 66.100 euro ose 4. 18% në investime kapitale për raste emergjente./Llapi.info

20150601_103605