Jo shumë kohë më parë, optimistët kishin parashikuar që automobilat krejtësisht vetëngasës veç do të bridhnin nëpër rrugë kah viti 2020.
Sot, zyrtarët më të lartë në botën e automobilizmit kanë qasje disi më pragmatike, pasi që kostoja dhe ndërlikueshmëria e procesit po vihen në fokus dhe investimet janë drejtuar kah nevojat më urgjente, siç është elektrifikimi.
Një tjetër faktor që po e ngadalëson ecjen përpara drejt automobilave autonomë është se klientët janë shprehur të befasuar nga disa aksidente, përfshirë një përplasje fatale me veturën e “Uber”-it dhe incidentet që përfshinin edhe sistemin “Autopilot” të “Teslas”. Një studim i fundit i “Deloitte” ka treguar se hovi i qëndrimeve pozitive për sa i përket besimit të klientëve në automobilat me vetëngasje “ka rënë ndjeshëm në vitin e fundit”.
Shefi i “Volvo”-s, Hakan Samuelsson, ka thënë për revistën “Automotive News Europe” se zhvillimi i automobilave autonomë ishte “më sfidues teknikisht se që kemi menduar në fillim”.
Kësisoj, “Volvo”-ja është përqendruar aktualisht në zhvillimin e sistemeve të avancuara për ndihmë, të cilat mund të ndikojnë që automobilat të ecin vetë nëpër autostrada, ka thënë Samuelsson.
“Prodhuesi do të jetë tejet i kujdesshëm t’i shmangë gjërat që janë paraparë të jenë të automatizuara, dhe të mos jetë” sepse kjo do t’u jepte shoferëve siguri të rreme”, ka shtuar ai.
Ingo Stuermer, drejtor përgjegjës për inxhinierinë e ngasjes autonome në “Aptiv”, ka thënë se tregu ka ndryshuar “drastikisht” gjatë gjashtë muajve të fundit. Po ndahen Niveli 0 deri në 3 për blerësit privatë, veçoritë e sigurisë dhe asistenca e avancuar, dhe Niveli 4 dhe ai 5 për prodhime komerciale si lëvizjet autonome dhe shërbimet e tjera të mobilitetit, ka deklaruar ai… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)