Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka njoftuar se që nga data 15 prill në ora 18:00, qytetarët e Kosovës do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, dhe atë vetëm për nevoja thelbësore, njofton Llapi.info.
“Prej datës 15, nga ora 06:00 ndalohet qarkullimi i personave fizik, jashtë banesave e shtëpive të tyre, përveç atyre mbi moshën 16 vjeçare të cilëve u lejohet qarkullim për furnizim me ushqim për barëra dhe produkte higjienike dhe për të kryer obligimet si pagesa apo punë bankare”, tha Vitia.
“Kjo vetëm për një orë e gjysmë në ditë në bazë të shifrës së parafundit të numrit të letërnjoftimit. Për shtetasit e huaj të cilët nuk posedojnë letërnjoftimin e Kosovës, orari i tyre bëhet në bazë të shifrës së fundit të numrit të pasaportës”, bën të ditur Vitia.
Në rast se nuk do të respektohen këto masa, ministri Vitia ka paralajmëruar edhe gjoba të larta.
Sipas Vitisë, personat fizikë do të dënohen prej 1000 euro deri në 2000 euro, ndërsa personat juridikë do të dënohen nga 3000 euro deri në 8000 euro. Po ashtu personi juridik përgjegjës do të dënohet nga 500 deri në 1500 euro./Llapi.info
Më poshtë fotografitë që tregojnë se si do të bëhet orari:
![](https://scontent.fprn3-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/92953681_347636686194562_344597075972849664_n.jpg?_nc_cat=110&_nc_sid=b96e70&_nc_ohc=dwud0yqIYgUAX91GRy1&_nc_ht=scontent.fprn3-1.fna&oh=76a44f2f9866e8fb6bee9d8d05e7799b&oe=5EB8E5B1)
![](https://scontent.fprn3-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/93519300_642705829638867_3916177959613890560_n.jpg?_nc_cat=100&_nc_sid=b96e70&_nc_ohc=3zKwGMmRG7wAX-ptTgb&_nc_ht=scontent.fprn3-1.fna&oh=7e401267ebe4923e1ab69dfa16675b6e&oe=5EB86D3D)