Problemet në fushën e arsimit në Komunën e Podujevës nuk kanë të bëjnë vetëm me pranimet pa konkurs dhe pa diplomë të mësimdhënësve. Problem tjetër na paraqitet edhe marrja e pagës pa i mbajtur orët. Një gjë e tillë ka ndodhur me profesorin e Sh.M.T. “Fan S. Noli”, Ismet Thaçin.

Ismet Thaçi ka marrë pagën për muajin shtator ndonëse nuk i ka mbajtur orët. Në redaksinë e portalit Llapi.info ka ardhur lista e pagave për muajin shtator të vitit 2015, listë në të cilën figuron emri i profesorit Ismet Thaçi.

Ismet Thaçi edhe pse është pa diplomë fakulteti, atij nuk i’u kanë shpallur orët fare. Madje, Thaçit i është siguruar norma e plotë prej 20 orësh.

Por, një gjë të tillë nuk e ka pranuar drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Maloku, kur është pyetur se pse Thaçi ka marrë pagë kur nuk i ka mbajtur orët.

“Ismet Thaçi nuk është t’u marrë rrogë. Ismet Thaçit i shpallet konkursi nesër. S’ju kanë dhënë asnjë orë. S’është e vërtet”, ka thënë Maloku për Llapi.info.

Ndërsa, vet Ismet Thaçi nuk ka pranuar të flas për një gjë të tillë. Ai jo vetëm që nuk është përgjigjur, por edhe ka fyer gazetaren e portalit Llapi.info.

“Çka je tu than bre? Çka je tu than? Kush është t’u t’shti ty me hulumtu te unë? A jom tu ardh une te shpia me t’vet a merr rrogë ti? Çka po të intereson ty? Qile bre deren e mos t’i sho syt…Hup pash Zotin…”, ka thënë Thaçi.

Lidhur me arsyen e mos mbajtjes së këtyre orëve për të cilat Ismet Thaçi është paguar, sipas burimit të protalit Llapi.info në shkollë nuk ka ndonjë shpjegim. Nuk dihet se kush i ka mbajtur orët në vend të tij. Por, sipas burimit, orët nuk janë mbajtur me qëllim që të mos vërehet ky rast në këtë fluks të akuzave për gjendjen e arsimit në Podujevë.

Llapi.info muaj më parë kishte raportuar për rastin e Ismet Thaçit dhe kualifikimit të tij./Llapi.info

12077125_10207798474580573_1808346852_n