Njoftim.

Me kënaqësi të veçantë, ju njoftojmë se të hënën, më 12 gusht ora 18:00 , Fondacioni Besëlidhja në bashkëpunim me Park Plaza, organizon një darkë festive me ushqime tradicionale në terasën e “Park Plaza’s”.

Kjo darkë është përgatitur me shumë dashuri dhe respekt për ju dhe familjet tuaja, që jetoni larg atdheut. Përveç shijimit të ushqimeve të mrekullueshme, kemi përgatitur edhe një program argëtues.

Pjesëmarrja juaj në këtë ngjarje është një nder dhe kënaqësi për ne, dhe ne ju presim me krahë hapur, ashtu siç na mëson feja dhe tradita jonë e lashtë.

Për konfirmime, ju lutemi të kontaktoni në numrin: 044 123 549.