Është mbajtur një manifestim për nder të 60 vjetorit të themelimit të Gjimnazit të Podujevës, shkruan Llapi.info. 

Prezentë në këtë manifestim, përveç profesorëve dhe nxënësve, ishin edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe shumë figura të arsimit dhe kulturës në Podujevë.

Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se shkolla ikonë e Llapit Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” përfaqëson modelet më të mira të një shkolle elitë në edukimin dhe arsimimin e brezave, duke qenë vatër e shumë profesorëve, mjekëve, udhëheqësve, shkrimtarëve dhe shumë personaliteteve të njohura që sot gëzojnë një bagazh të pasur akademik e profesional.

Shkrimi i plotë i Bulliqit: 

Sot shënuam 60 vjetorin e themelimit të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” me një manifestim të organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe menaxhmenti i shkollës.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe presidenti, Fatmir Sejdiu, veteranë të arsimit, përfaqësues të institucioneve, mësimdhënës, nxënës, e shumë figura që kanë kontribuar në periudha të ndryshme historike në themelimin, ruajtjen dhe forcimin e gjimnazit.

Shkolla ikonë e Llapit Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” përfaqëson modelet më të mira të një shkolle elitë në edukimin dhe arsimimin e brezave. Nga kjo vatër e dijes u nis rrugëtimi i shumë profesorëve, mjekëve, udhëheqësve, shkrimtarëve dhe shumë personaliteteve të njohura që sot gëzojnë një bagazh të pasur akademik e profesional.

Në këtë ditë jubilare ua uroj përvjetorin e gjimnazit të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, veteranëve të arsimit dhe gjithë qytetarëve të Podujevës ditën e shkollës “Aleksandër Xhuvani”.