Organizata e Veteranve të Luftës së UÇK-së në Podujevë e mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Podujevë, organizoi Marshi “Fadil Mulliqi”për nder të ditës së Veteranve të Luftës së UÇK-së.
Marshi ka filluar nga varrezat e qytetit të Podujevës ku prehet trupi i pajetë i Fadil Muliqit për të vazhduar në Bazën e parë të UÇK-së në fshatin Lladofc dhe për të përfunduar Marshi në Kompleksin Zahir Pajaziti në Orllan.
Kryetari i OVL të UÇK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica me bashkëpuntorë, ndau Mirënjohje Post-Mortum për çlirimtarin Fadil Muliqi, Mirënjohjen e pranoj në emër të familjes Mulliqi djali i Fadilit.
Në fund të këtij marshi në Orllan u shtrua dreka e funfvitit për veteranët e Luftës së UÇK-së ku prezantuan një pjesë e veteranve te luftës së fundit në Llap.