Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ua ka uruar festën e Fitër Bajramit, të gjithë atyre që festojnë në Kosovë, Itali dhe më gjerë.
“Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë, duke sjellë harmoni dhe paqe shumë të nevojshme mes kulturave dhe komuniteteve”, ka shkruar ai në Twitter.