Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, atje ku janë takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer.
Sipas Maqedoncit, me Bauer kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë dhe përkushtimit të Republikës së Kosovës në përmbushje të detyrave tona për anëtarësim në NATO.
“Rikonfirmuam orientimin e angazhimin tonë të vazhdueshëm drejtë anëtarësimit tonë të merituar në NATO, e cila përveçse është kërkesë e jona, është edhe e domosdoshme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Maqedonci.