Vjosa Osmani po vazhdon aktivitetin e saj politik, në parapërgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në shkurt.
Pasi publikoi sloganin dhe logon e listës së saj, Osmani sot shkoi për t’u takuar me veteranët dhe të rinjtë e LDK-së në Prizren, shkruan lajmi.net.
Bashkëpunëtori i saj kryesor, Haxhi Avdyli ka publikuar fotografi nga kjo vizitë që Osmani ka bërë në Prizren, duke thënë se interesimi për të qenë prezentë i njerëzve ka qenë shumë i madh.
“Osmani. Edhe pse me ftesa individuale, interesimi ishte tepêr i madhë që për shkak rregullave AntiKovid u desht të mbahen 2 takime me 50 pjesëmarrës dhe disa takime grupore me te vogla. U takuam me strukturen e veteranët e degës Ldk-së që GUXOjnë të jetësojnë ndryshimin”, ka shkruar ai.
Avdyli nuk ka treguar nëse pjesëmarrësit i janë bashkuar Vjosa Osmanit, për ta lënë përfundimisht LDK-në.
Postimi i plotë:
Prizreni ishte e nderuar të vizitohej nga Presidentja në detyrë, Vjosa
Osmani. Edhe pse me ftesa individuale, interesimi ishte tepêr i madhë që për shkak rregullave AntiKovid u desht të mbahen 2 takime me 50 pjesëmarrës dhe disa takime grupore me te vogla. U takuam me strukturen e veteranët e degës Ldk-së që GUXOjnë të jetësojnë ndryshimin. Takimi i dytë ishte me GUXimtarët e rinj, të cilët për tia kthyer shpresën vendit do GUXOjnë të angazhohen me konceptin politik të mbajtjes së fjalës. Faliminderit të gjithëve që po na besoni se ne nuk ua tjetërsojmë votën. Vazhdojmë..