Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, 27 prilli, pas homazheve te memoriali i të zhdukurve afër Kuvendit, ka thënë se kërkesa parësore e institucioneve të Kosovës do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë.

Ajo ka thënë se liria e Kosovës do të ketë kuptim vetëm atëherë kur fati i 1600 të zhdukurve kur të kthehen njerëzit tanë.

“Sot gjithë Republika e Kosovës bashkëndiejnë me familjaret e 1600 personave të zhdukur me dhunë” .

“Në Kosovë liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur të kthen njerëzit tanë, a të ditë kur plaga e atyre familajërëve që është edhe e jona do të mbyllet, apo do të fillojë të shërohet. Kërkesa jon parësore themelore e do të jetë zbardhja e fatit të zhdukurve”, tha Osmani.