LDK nuk do ta votojë platformën për dialogun me Serbinë të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jo-kushtetuese”, ka thënë deputetja, Vjosa Osmani përmes Facebook.
“Rrjedhimisht, LDK-ja nuk do ta votojë platformën në fjalë”.
Sipas Osmanit, LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”.