Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, mëngjesin e sotëm ka vizituar Mitrovicën e Veriut. Osmani fillimisht ka vizituar stacionin policor për rajonin e veriut.

E pas vizitës në stacionin policor, Osmani është ndalur në njërin nga bizneset që është hapur muajve të fundit në veri “Misini”.

Nga video-ja e publikuar nga Kossev shihet se gjatë kësaj vizite Osmanit i është ofruar siguri maksimale.