Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se nuk vlen si argument koha e pandemisë për mosrrëzimin e një qeverie legjitime.
“Mosrrëzimi i një qeverie në kohë pandemie vlen si argument për një qeveri të mirë dhe legjitime, por nuk vlen për një qeveri jolegjitime”, tha Osmani në emsionin Desku.
Osmani tha se nëse deputetët binden që me Qeverinë aktuale lëre që nuk po menaxhohet pandemia por as efektet e saj ekonomike, lëre që nuk po përfaqësohet si duhet në dialog por po bëhen koncesione edhe më të dëmshme atëherë është më e dëmshme duke e lënë këtë Qeveri jo duke e hequr.
“Mua duhet të ma bëni këtë pyetje: A është më e dëmshme duke e mbajtur këtë Qeveri në pushtet apo duke e rrëzuar?”, tha ajo.
Osmani tha se nuk e di kur do të vijë mocioni por është e sigurt se një Qeveri që nuk shpreh gatitshmëri të bashkëpunojë me të tjerët dhe i ka vet 60 deputetë nuk e ka gjatë kurrë.
“Këtë e di sigurt”, tha ajo.