Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi ka zhvilluar takim me presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa.
Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin midis dy shteteve.
Postimi i plotë:
Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Sot, me presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur një kapitull të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.