Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot presidentin e Turqisë, Taip Erdogan.
Shefja e shtetit e ka vlerësuar lartë kontributin e presidentit turk për Kosovën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ai është një mik i madh i Kosovës.
“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë. Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar Osmani.