OVL-UÇK po paralajmërojnë protesta masive.
Kështu ka bërë të ditur Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook tha se nëse Qeveria Kurti i shkëput pensionet nga lidhja me pagën minimale, atëherë do ketë protesta nga veteranët.
“Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë”, ka shkruar Klinaku.
Postimi i plotë:
Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë.
Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë.
Për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë.