Valës së ikjeve nuk i shpëtuan as fshatrat e komunës së Podujevës. Skamja dhe pushteti i detyruan të lënë vendlindjen

Përveç komunave të tjera, valës së të ikurve nuk po i shpëton edhe komuna e Podujevës me rrethinën e saj.

Tashmë disa fshatra të kësaj komune pothuajse janë boshatisur, kurse banorët kishin lënë gjithë pasurinë që e kishin para shpirtit, i kishin mbyllur dyert dhe ia kishin mërsyer rrugëve të Hungarisë, me synimin drejt një vendi të BE-së.

Bashkëfshatarët e tyre, të cilët mbeten pa ta, po vazhdojnë jetën në fshatrat e kësaj treve, ndërkaq disa nga ata i kujtojnë si ditë zie ditët kur largoheshin bashkëfshataret e tyre me lot në sy, ku gra fëmijë të të gjitha moshave, ia mësynin rrugëve ilegale. /kosovasot/