Me rezultat 1:1 ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit në stadiumin në Merdar të Podujevës, njofton Llapi.info.
Gjilani ishte i pari që kaloi në epërsi në minutën e 21-të të pjesës së parë me golin e Betim Haxhimusës, derisa Llapi barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së dytë me golin e Dardan Jasharit.
Pas këtij takimi, Llapi mbetet në pozitën e dytë me 31 pikë. Një pikë më pak ka Gjilani në pozitën e tretë./Llapi.info