Takimi i zhvilluar në stadiumin në Merdarë mes Llapit dhe Trepçës ’89 ka përfunduar pa fitues, njofton Llapi.info. Takimi ka përfunduar me rezultat 1:1.
Nikoqirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 88’ me golin e Dardan Jasharit, i cili shënoi nga goditja me kokë. Por, rezultatin në 1:1 e barazuan musafirët në minutën e 90’ me golin e Blerand Kurtishaj.
Pas kësaj ndeshjeje KF. “Llapi” arrinë kuotën e pikëve në 41 pikë, ndërsa, KF. “Trepça ‘89” në 43 pikë.
Kjo ishte ndeshja e cila hapi xhiron e javës së 27-të në kuadër të Raiffeisen Superligës së Kosovës./Llapi.info