Në depatin që kishe organizuar Komuna e Podujevës për Rregulloren për Mbrojtjen e të Miturve nga dukuritë negative nuk pati qytetarë të pranishëm, njofton Llapi.info.
Mirëpo, përpos Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Hyseni i cili prezantoi këtë rregullore, në debat morën përfaqësues të Policisë së Kosovës, këshilltarë komunalë dhe zyrtarë të tjerë.
Drejtori Hyseni me prezantimin e kësaj rregulloreje tha se:
“Rregullorja përcakton kushtet në të cilat personat fizik, organizatat tregtare dhe shërbyese, mund t’u ofrojnë në shitje ose shërbime tjera që janë të ndaluara me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, e që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e të miturve”.
Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Rudari nuk u pajtua me neni 3 Pikën 1 të kësaj rregullorje e cila thot se:
“Ndalohet rreptësisht shitja dhe përdorimi i të gjithave pijeve alkoolike dhe duhanit brenda objekteve edukativo-arsimore”.
Sipas Rudarit nuk është e mjaftueshme që të ndalohet shitja e alkoolit e duhanit vetëm brenda objekteve edukativo-arsimore.
“Unë mendoj që kjo kështu si është në një farë mënyre është sikur me ju thanë nxënësve dilni bleni alkool matan rruge. Mendoj qe nëse nxjerrim një rregullore serioze që është në dobi të nxënësve mendoj që është mirë të përkufizohet pijet alkoolike në këtë rast që është edhe duhani në shitoret afër shkollës nuk është mirë të shiten”
Ndërsa Faik Gashi nuk u pajtua me ato që i tha Rudari, sipas Gashit me këto kufizime do të kufizohet edhe veprimtaria e plotë e subjekteve afariste.
“Nuk pajtohna që objekteve afër shkollave me ja u ndalue që në kuadër të gjithë mallit me pas duhan edhe alkool por përgjegjësia e pronarit është a u shet personave atë që ndalohet me këtë rregullore. Kështu që ja lam përgjegjesinë inspeksionit se nese pronarët veprojnë në kundërshtim me këtë rregullore atëhere ata do të ndëshkohen”.
Me vendimin e Kuvendit Komunal Propozim Rregullorja për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre është nxjerr në diskutimi publik dhe nga data 02 mars dhe deri më 01 prill ajo mbetet e publikuar në ueb faqen zyrtare të Komunës./Llapi.info