Ndaj ndalesës së Përfaqësueses së Karatesë së Kosovës, nga autoritete e Serbisë, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Akti i bllokimit të karateistëve të Kosovës në kufirin serbo kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.
“Shtetësia e Kosovës nuk kontestohet dot me veprime që nuk i mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serbë në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Shtetësia kosovare ekziston dhe është pranuar ndërkombëtarisht”.
Federatat botërore sportive kanë rregulla të forta për shtetet që pengojnë pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitete të ndryshme, sipas Pacollit, që thekson se sporti i shërben paqes dhe pajtimit mes popujve.
“Pak vite më parë në rastin e Majlinda Kelmendit, pikërisht prej këtyre rregullave, Rusia pranoi pasaportën, flamurin, himnin e Kosovës. Ne do i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë”.