Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur lirimin e zyrtarit kosovar, Marjan Gjoka, i cili u arrestua para disa ditësh në Serbi.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Serbia po tregon që ka agjendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovë.

Më poshtë postimi i Pacollit:

Një lajm i mirë lirimi i z. Marjan Gjoka nga Serbia. Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm që nga fillimi intensivisht përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd për të siguruar lirimin e tij.

Përsëri Serbia nuk heziton të tregoj se ka një agjendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës.

Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit.