Hoxhë Halil Kastrati njihet për humanizmin e tij. Ai bëri që shumë familje të kenë lot gëzimi falë bamirësisë që ai ka.
Por jo vetëm kaq. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka ndarë jë mirënjohje për humanizmin e Halil Kastratit.
Pacolli ka thënë se mirënjohja nuk u dha vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë.
Postimi i plotë:
Humanizmi është virtyt i shqiptarëve. Sot i ndava mirënjohje humanistit, mikut dhe vëllaut tim, Halil Kastratit. Jo vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë.