Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se numërimi i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duket se është shndërruar në një sport të ri ndëretnik të Ballkanit dhe se de-facto apo de-jure, janë 117 shtete që kanë njohur Kosovën.
Në një intervistë për BBC-në, Pacolli ka konsideruar që lufta për të tërhequr njohjet e Kosovës është “absolutisht e çmendur”, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, një pjesë të ministrisë me të cilën udhëheq e ka drejtuar në rritjen e numrit të vendeve njohëse.
Duke folur për tentativat e homologut të tij serb, Ivica Daçiq për të bindur vendet afrikane dhe ato aziatike që të tërheqin njohjen e Kosovës, Pacolli ka thënë disa fjalë.
“Unë i them Daçiqit kudo që e takoj – çfarë i nevojitet atij kjo?. Gjithmonë i them – unë po ndërtoj, ti po shkatërron. Njerëzit vetëm qeshin me ne- dhe aty bëhet fjalë edhe për reputacionin e Serbisë”, ka thënë Pacolli