Për sulmin ndaj gruas rome nga disa të rinj në Ferizaj, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Pacolli ka pyetur sulmuesit se a kanë nëna dhe motra, ndërsa ka kërkuar që Policia të veprojë sa më parë për këtë rast.

Reagimi i Pacollit:

Pashë pamje nga sulmi i sotëm në Ferizaj. Ju djem të rinj që sulmoni këtë grua të pa mbrojtur. A keni ndonjë motër apo nënë Ju? Kush ju jep të drejtën ta sulmoni? Policia e Kosovës të vepron sa më parë, me prioritet të lartë!!