Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, rreth çështjes së veteranëve të rrejshëm ka thënë se e mirëkupton qëndrimin e aleatëve amerikanë dhe shoqërisë civile, por ka një propozim lidhur me këtë problem.
“Nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, unë do propozoj që mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Kryediplomati ka thënë se shteti dhe shoqëria e Kosovës u ka borxh familjeve që kanë një apo më shumë viktima të luftës, njofton Klan Kosova.
“Unë vetë ndihmoj shumë prej tyre, por shteti duhet të ndihmojë institucionalisht. Kështu do të bënim drejtësi të vërtetë me viktimat e luftës”, ka shtuar Pacolli.