Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dhënë mbështetje vendimit të shefit të tij, kryeministrit Ramush Haradinaj, për anulimin e vendimit që e lejonte vizitën e presidentit serb në rajonin e Drenicës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “megjitihëse presidenti i Serbisë ka pasur leje për të vizituar vendin tonë, për ne është shumë e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës dhe gjithë atyre që vizitojnë vendin tonë”.

Postimi i Pacollit:

“Republika e Kosovës është shtet që si njërin ndër parimet themeltare ka lirinë e lëvizjes. Presidenti i Serbisë ka pasur leje për ta vizituar vendin tonë megjithatë, për ne është shumë e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës dhe gjithë atyre që vizitojnë vendin tonë. Vendimi i Keyeministrit për anulimin e vizitës së presidentit të Serbisë në Skenderaj është në funksion tē ruajtjes së sigurisë në vendin tonë”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli gjithashtu ka komentuar veprimin e Policisë së Kosovës, e cila ia ka ndaluar presidentit serb shkuarjen në fshatin Banjë të Skenderajt.

“Policia e Kosovës ka ndërmarr gjithçka për sigurimin e Presidentit Vuçiç gjat vizitës së tij në Kosovë dhe janë të caktuara rrugët e levizjes”, ka shkruar Pacolli.