Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, domosdo duhet të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

“Gjithmonë kam konsideruar se Angela Merkel përveç se një udhëheqëse e madhe, është edhe një grua gjeniale”, ka shkuar Pacolli në Facebook.

“Konstruktiviteti, korrektësia dhe fuqia e saj në zgjidhjen e problemeve, e bën të domosdoshëm përfshirjen e saj në zgjidhjen e problemeve në Ballkan”.