Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur lajmin për votimin pro liberalizimit të vizave nga komisioni LIBE.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tani Kosovës i mbetet edhe një sfidë e fundit.
Më poshtë postimi i Pacollit:
Urime Kosovē !
Edhe një hap më afër;
Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim!