Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një vizitë në Honkong, të cilën ai e ka quajtur të rëndësishme për hapjen e rrugës së bashkëpunimit mes Kosovës e Kinës.
Pacolli ka filluar turin e tij në kontinentin aziatik, ndërsa ka njoftuar në Facebook se ka pasur takime të rëndësishme në Honkong. Ndërsa, ka treguar se destinacioni i tij i radhës do të jetë Komboxhia.
“Pasi përmbylla disa takime të rëndësishme në Hongkong, me synim çeljen e rrugëve për bashkëpunim të gjithanshëm me Kinën, tani po shkoj në Kamboxhia. Atje do të takohem me personalitete të larta qeveritare të atij vendi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm këtë javë ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi, ku do të merr pjesë në konferencën e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka me 5 dhe 6 Maj, 2018.