Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke parë suksesin e Kroacisë në Botërorin 2018, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria do të arrijnë të luajnë në Kampionatin Evropian 2020.

Duke i uruar kroatët për kualifikimin në finale, Pacolli ka thënë se Kosova duhet të investojë më shumë në talentet që ka.

“Një fitore e bukur për Kroacinë! I urojmë miqve tanë fat në finale të botërorit, ku edhe jam i ftuar mysafir. Jam i bindur se si Kosova ashtu edhe Shqipëria do të luajnë në Euro 2020. Duhet të investojmë më shumë në talentët tanë!!”, ka shkruar ai në Facebook.