Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj paradës ushtarake të Serbisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me parada ushtarake, Serbia i dërgon mesazh botës se mbetet kërcenim për stabilitetin rajonal dhe se mentalitet i Millosheviqit është ende i gjallë në Beograd.

Ai ka thënë se, Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj.

“Ne kërkojmë reagim ndërkombëtar kundër kësaj sjelljeje të Serbisë, një ditë pas Ditës së Evropës”, ka shkruar ai.