Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka promovuar ish-zëvendësministrin e Ministrisë së Ambientit tani UD në këtë ministri, Fatmir Matoshin. Por ende nuk ka thënë asnjë fjalë për largimin e Albena Reshitajt.
“Në Gjilan po investojmë 800 mijë euro për realizimin e projektit për vazhdimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” në Gjilan”, thotë Pacolli.
Pacolli thekson se Anamorava mbetet ndër prioritetet e tij.
“Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumi Bashkëpunit ndërmjet UD Ministrit të MMPH-së z.Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, deklarova se Gjilani me vite ka kenë i anashkaluar nga qeveria qendrore por më nuk do të anashkalohet sepse gjilanasit meritojnë investime të tilla në ngritjen e standartit të përgjithshëm jetësor”, ka shkruar Pacolli.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pacolli-promovon-ministrin-e-ri-te-ambientit-ne-gjilan-ende-asnje-fjale-per-largimin-e-reshitajt-564546/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright