Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar një “lajm shumë të mirë për vendin”, siç e ka cilësuar ai: “Kosova rikonfirmohet edhe një herë në agjendë për t’u anëtarësuar në INTERPOL”
Më poshtë, postimi i plotë i ministrit Pacolli:
Një lajm shumë i mirë për vendin tonë.
Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol.
Mbështetja u mor me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.
Kosova tani pret që në Asamblenë e Përgjithshme të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askënd. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale.