Shkruan Shemsi Jashari
Komuna e Podujevës, është shkatërruar shumë gjatë luftës së fundit nga forcat ushtarake dhe policore Serbe. Përveç dëmëve në njerëz, një krim tjetër i madh nga sërbët është shkaktuar në ekonomitë familiare shqipëtare, duke djegur shtëpi, prona tjera shqërore, shkolla, punëtori, depo mallrash, dyqane, në përgjithësi është shkaktuar dëm i madh material.
Duke qenë se shteti i Kosovës dhe zyrtarët përgjegjës në nivel komunal nuk kanë kryer si duhet dhe sa duhet punën e tyre për të paditur shetetin Serb, për kompenzim të dëmëve ekonomike (sipas njohurive te mia kemi vetëm një komunë në nivel vendi e cila e ka paditur shtetin Serb për krimet ekonomike- dëmët materiale të luftës të shkaktuara ndaj shqipëtarëve), me qëllim të hedhjes dritë mbi këtë qështje, thuaja të harruar nga institucionet dhe nxitjës së një procesi i cili do të bënte të ditur se sa mund të jetë vlera e përafërt materiale e dëmit të shkatuar nga Serbia, ne si pjesë e shoqërisë civile në emër të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” kemi dretjuar një kërkesë në adresë të Komunës së Podujevës, për të na dhënë qasje në arkivat e komunës, me qellim për të siguruar materialin e dorëzuar nga përfëaqsuesit e fshatrave menjëherë pas lufte (viti 99/2000) me të dhënat e rexhistruara të dëmëve të shkatuara nga forcat serbe gjatë luftës.
Ky dokumentacion do të shërbente si fillim i një procesi të gjatë të mbledhjës së dëshmive për krimet Serbe ndaj pronës shqipëtare në nivel të Komunës së Podujevës.
Kjo iniciativë kërkon shumë përkrahje nga qytetarët, të cilat kanë të dhëna të dokumentuara dhe që janë të gatshëm të përfshihen me punë vullnetare, për të mbledhur dëshmi në menyrë që, në fund të dalim me një dosje të përmbledhur, ku përfshihen të gjitha dëshmitë të cilat do të shërbënin për të paditur shtetin Serbë për kompenzim të dëmëve të shkaktuara ndaj popullatës shqipëtare.
Ne mund të kemi sukses vetëm nëse gjejmë përkrahje nga qytetarët dhe institucionet lokale, prandaj kërkojmë bashkëpunimin tuaj për çdo informatë që do të sillte dëshmi.
Ne do ti mbledhim, sistemojmë dhe do të insistojmë që të bëjmë PADI, ndaj shtetit të Serbisë për kompenzim të dëmëve materiale të shkaktuara në komunën e Podujevës